Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Stadiumi “Fadil Vokrri” na duhet i ri e jo rinovimi i tij, shembull duhet të jetë Shqipëria
    Ballina-1

    Stadiumi “Fadil Vokrri” na duhet i ri e jo rinovimi i tij, shembull duhet të jetë Shqipëria

    29/05/2024 17:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Padyshim në opinion është pritur shumë mirë lajmi për rinovimin e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Instalimi i barit hibrid është një lajm i mirë por assesi i mjaftueshëm pasi stadiumi i kryeqytetit i ndërtuar në vitin 1951 tani ka nevojë për një rrënim të plotë dhe nisja e ndërtimit që nga themelet, shkruan GazetaSport.

    Shembulli më i mirë është Shqipëria. Edhe ata e kishin një stadium ikonë si “Qemajl Stafa”,  i cili kishte vite 10 vite më i vjetër se ky i Prishtinës (1943), por drejtuesit e shtetit vendosën ta rrënojnë plotësisht dhe ta ndërtojnë një të ri si “Air Albania”.

    Shqipëria sot mburrët me infrastrukturë, duke arritur që në këtë stadium të zhvillohet edhe finalja e Conference Leagues, ndërsa ne vazhdojmë të merremi me rinovime e assesi me investime të plota.

    Ka ardhur koha që shteti të mendojë për imazhin e vendit. Kosovës i duhet një stadium i ri i cili me mburrje do t’i priste kombëtaret tjera e assesi nga aty të dalin të zhgënjyer siç kanë dal më herët. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.