Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Statistikat/ Dortmundi përballë mallkimit “Wembley”, Reali perfekt
    Ballina-1

    Statistikat/ Dortmundi përballë mallkimit “Wembley”, Reali perfekt

    29/05/2024 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Borusia Dortmund-Real Madrid është finalja e planifikuar të luhet në datën 1 qershor në tempullin “Wembley”. Statistikat i paraprinë duelit mes ekipeve në fjalë, teksa verdhezinjtë kanë një “mal” për të përshkruar në Londër.

    REALI, I PAGABUESHËM – Të besuarit e Karlo Ançelotit e mbyllën frazën e grupeve me pikët maksimale, 18 të tilla pas 6 ndeshjesh. Por e dhënë interesante dhe e pa arritur kurrë më parë nga kontingjenti i “galaktikëve” është se në historinë e tyre s’kanë mbërritur në finale pa humbur një ndeshje. Ekipi nga Madridi është i pamposhtur në 12 ndeshje, 8 fitore dhe 4 barazime.

    FITORJA E FUNDIT – Kanë kaluar 10 vite nga suksesi i Dortmundit kundër Realit. Pikërisht në datën 8 prill të 2014, aty ku dopieta e Marko Rojs nuk shërbeu për të avancuar më tej, pas disfatës në “Estadio Santiago Bernabeu” 0-3, faza çerekfinale.

    STADIUMI – “Wembley” vlerësohet si një nga stadiumet më të bukur në botë, e ku Liga e Kampioneve ka zbarkuar në disa precedentë gjatë viteve të fundit. Nuk mund të lihet pa përmendur finalja e 2011, 2013 dhe tashmë në 2024. Pikërisht në vitin 2013, Dortmundi u vu përballë Bajern Mynih. Në atë cikël vetëm Marko Rojs dhe Mats Humels ishin prezentë nga kontingjenti ekzistues, por që goli i vonë i Arjen Roben shkaktoi lot te lojtarët dhe tifozët e Dortmundit. Pas 11 vitesh, Dortmundi ka shansin ta kthejë “pllakën” e historisë. Kësaj radhe do të “përplaset” me “ekspertët” e Realit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani i pandalshëm – shënon ndaj Rigës në minutën e fundit

    21/08/2025 23:12

    Shkëndija me një këmbë në Ligën e Evropës

    21/08/2025 22:07

    Drita bën hap të madh para drejt Ligës së Konferencës

    21/08/2025 21:58

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.