Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Statistikat e seleksionuesit të ri të Shqipërisë, Sylvinho
    Ballina-2

    Statistikat e seleksionuesit të ri të Shqipërisë, Sylvinho

    02/01/2023 22:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Seleksionuesi i ri i Shqipërisë, Sylvinho, si lojtar ka bagazh të madh dhe suksese të shumta, kryesisht me Barcelonën kur fitoi dy herë Ligën e Kampionëve. Por, si trajner ka përvojë jo aq të madhe.

    Zejën e trajnerit ai e nisi te klubi francez Lyon ku qëndroi nga maji i vitit 2019 deri në tetor të vitit 2019, ndërsa aty në 11 ndeshje, i fitoi tri, barazoi katër dhe i humbi katër. Përqindja e fitoreve ishte 27.27 për qind.

    Ai pushoi për një vit e gjysmë, dhe në maj të vitit 2021 mori drejtimin e klubit të njohur brazilian Corinthians. 48-vjeçari te ky klub qëndroi deri në shkurt të vitit 2022, ndërsa në 43 ndeshje fitoi 16, barazoi 14 dhe humbi 13. Përqindja e fitoreve ishte 37.21 për qind.

    Në total në dy klubet Sylvinho ka drejtuar skuadrat në 54 ndeshje, duke i fituar vetëm 19 prej tyre, barazuar 18 e humbur 17. Përqindja e fitoreve ishte 35.19 për qind.

    Por, Sylvinho ka përvojë edhe si ndihmëstrajner. Ai kishte qenë ndihmëstrajner i Roberto Mancinit te Interi në vitin 2014. Më pas në korrik të vitit 2016 i ishte bashkuar Tites si ndihmëstrajner te përfaqësuesja e Brazilit. Ai ishte emëruar në prill të vitit 2019 si seleksionues i U-23 të Brazilit para Lojërave Olimpike në Tokio, por nuk e mori drejtimin.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.