Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Statistikë e frikshme: Legjendave të Premierligës iu deshën afër 50 ndeshje për tre “het-trik”, Haalandit vetëm tetë takime
    Futboll ndërkombëtar

    Statistikë e frikshme: Legjendave të Premierligës iu deshën afër 50 ndeshje për tre “het-trik”, Haalandit vetëm tetë takime

    03/10/2022 15:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Erling Haaland është një futbollist për të cilin po flet e gjithë bota. Norvegjezi shënoi “het-trik” në derbin e Mançesterit, si dhe regjistroi një asistim, duke vazhduar kështu formën mbresëlënëse në Premierligë.

    Ky ishte goli i 14-të i Haaland për Cityn që nga fillimi i sezonit të Premierligës dhe i 17-ti në përgjithësi në të gjitha garat.

    Haaland shënoi “het-trikun” e tij të tretë këtë sezon. Manchester United ishte “viktima” e re dhe më parë Nottingham Forest dhe Crystal Palace ishin “viktima” të tjera.

    Duket e pabesueshme që Haalandit iu deshën vetëm tetë ndeshje në Premierligë për tre “het-trik”, duke vendosur kështu një rekord të ri, të cilin ndoshta askush nuk do ta thyejë kurrë.

    I dyti më i mirë pas Haaland është legjenda angleze Michael Owen, të cilit i nevojiteshin 48 ndeshje për tre “het-trik”, i ndjekur nga Ruud van Nistelrooy me 59, Fernando Torres me 64, Andy Cole me 65 dhe Luis Suarez me 71.

    Statistikat e çmendura ndjekin Haaland gjatë gjithë karrierës së tij, kështu që ai aktualisht ka një mesatare prej më shumë golave ​​sesa ndeshjet.

    TË LIDHURA

    Rikthehet Liga e Kampionëve, super përballje na presin sonte

    09/12/2025 12:47

    Rashica me Beshiktashin ndalen në barazim

    08/12/2025 21:23

    Salah lihet jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Interit

    08/12/2025 19:31

    Miran Ademi ishte caku i radhës i kryetarit të UKSHFZ Feti Demoli që takoi në vazhdën e zbulimit të talenteve të ri në futboll

    08/12/2025 19:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.