Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Stivi Frashëri e fajëson Ilir Dajën për largimin nga Ballkani
    Ballina-2

    Stivi Frashëri e fajëson Ilir Dajën për largimin nga Ballkani

    12/06/2023 19:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portieri shqiptar, Stivi Frashëri, ka shkëputur bashkëpunimin e tij me Ballkanin pasi nuk ka arritur të gjejë akordin për rinovimin e kontratës.

    Largimi i tij ishte një befasi e madhe duke ditur se ai ishte njëra nga pikat kyçe të skuadrës së trajnerit Ilir Daja, që ia doli nga mbrojë titullin e kampionit të Kosovës.

    Pak orë pas largimit, Frashëri ka folur për KosovaPress ku ka zbuluar edhe shkaqet që çuan deri te largimi i tij nga Ballkani.

    Ai ka thënë se fajtori kryesor për këtë largim ishte trajneri Ilir Daja, i cili ka kundërshtuar marrëveshjen që tashmë portieri e kishe arritur me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi, për vazhdimin e kontratës.

    “Ç’është e vërteta e kemi biseduar shpesh pjesën e rinovimit dhe gjej rastin të falenderoj presidentin dhe njerëzit që janë afër tij dhe drejtorin sportiv Nderim Nexhipi. Per t’u habitur është fakti që pas disa bisedave gjetëm gjuhën e përbashkët në të gjitha pikat financiare për kontratën e re, por problemi i vetëm ka qenë sepse çuditërisht dhe pa asnjë shpjegim tranjeri ka vendosur mos pëlqimin e tij në këtë marrëveshje dhe normalisht edhe pse nuk është hera e parë që ndodh kjo, unë si profesionist vendosa të largohem dhe uroj që klubi të ketë suksese sa më të mëdha. Pra nëse gjetëm gjuhën në të gjitha drejtimet, arsyen se pse dështoi edhe për mua është e panjohur.”, ka thënë Frashëri.

    Ai tutje ka zbuluar se ka oferta nga klube të tjera të Superligës së Kosovës si dhe klube evropiane, por që të ardhmen do ta vendosë pas një kohe të shkurtër të pushimeve.

    “Momentalisht do mundohem të qetësohem dhe të shijoj sa më shumë kohën me familjen time. Oferta ka si në Kosovë, si në Shqipëri si dhe jashtë tyre por që do mundohem të zgjedh me qetësi atë që është më e duhura për mua si në planin financiar ashtu edhe në atë profesional”, ka theksuar Frashëri.

    Para se të kalonte te Ballkani në vitin 2021, Stivi Frashëri kishte luajtur për skuadra të njohura në Shqipëri, si Tirana, Teuta dhe Flamurtari.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.