Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Struga mposht Buduqnostin
    Ballina-2

    Struga mposht Buduqnostin

    26/07/2023 19:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues ndaj skuadrës së Buduqunostit nga Mali i Zi. Në duelin e luajtur të mërkurën në Ohër, skuadra vendase shënoi fitore minimale me rezultatin 1:0.

    Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi Besart Ibraimi. Ibraimi shënoi në minutën e 30-të për ti dhënë fitoren skuadrës shqiptare.

    Me epërsinë minimale prej një goli, Struga do të udhëtojë në Mal të Zi javën e ardhshme për ta luajtur ndeshjen e kthimit.

    Struga po paraqitet në rundin e dytë kualifikues të Ligës Konferencës, pasi më herët u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Për Strugën, kjo është hera e parë që po paraqitet në garat e UEFA-s.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.