Struga mposhtet në shtëpi nga Breidablik

Struga ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës. Ekipi shqiptar kampion në Maqedoninë e Veriut u mposht në shtëpi 0:1 nga ekipi nga Islanda, Breidablik. Vendasit arritën të shënonin të parët, por goli u anulua nga VAR për shkak të një ndërhyrje të palejuar në proces në minutën e
Struga ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.
Ekipi shqiptar kampion në Maqedoninë e Veriut u mposht në shtëpi 0:1 nga ekipi nga Islanda, Breidablik.
Vendasit arritën të shënonin të parët, por goli u anulua nga VAR për shkak të një ndërhyrje të palejuar në proces në minutën e 28-të.
Shtatë minuta më pasë, mysafirët realizuan golin e fitores nëpërmjet Gunnlaugsson.
Krejt në fund të ndeshjes, Zguro mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e dytë.
Dueli i kthimit do të zhvillohet sot një javë, pra më 31 gusht në Islandë.



