Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Suedia shpall listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës e Zvicrës
    Ballina-1

    Suedia shpall listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës e Zvicrës

    01/10/2025 12:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Selektori i Suedia, Jon Dahl Tomasson, të mërkurën shpalli listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

    Suedia më 10 tetor e pret Zvicrën në Solna, ndërsa më 13 tetor do të luajë ndaj Kosovës në Goteborg.

    Në listë janë dy yjet e Premier League, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres, si dhe shumë lojtarë të tjerë nga ligat kryesore evropiane.

    Në sfidat e fundit, Kosova fitoi 2:0 ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë, ndërsa Suedia barazoi 2:2 me Slloveninë më 5 shtator në Lubjanë.

    Portieri i parë i Suedisë, Robin Olsen, njoftoi të martën tërheqjen nga përfaqësuesja. Olsen ka regjistruar 97 paraqitje për kombëtaren, duke qenë në portë në ndeshjet ndaj Kosovës dhe Sllovenisë.

    Ndërkohë, edhe në këtë listë nuk është ftuar Besfort Zeneli.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.