Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Suhareka shënon fitoren e parë në Superligë, Dukagjini humbjen e dytë
    Ballina-1

    Suhareka shënon fitoren e parë në Superligë, Dukagjini humbjen e dytë

    17/08/2024 19:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Suhareka e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës pasi të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, e mposhti Dukagjinin. 

    Suhareka e fitoi 3:1 ndeshjen me shumë raste shënimi, por edhe me gola të anuluar. 

    Jakup Berishës së Suharekës dhe Hekuran Berishës së Dukagjinit në pjesën e parë iu anuluan golat. Por që të dy shënuan në pjesën e dytë.  

    Fillimisht, pesë minuta pas pushimit, për vendësit shënoi Mevlan Zeka. Zeka shënoi nga afërsia. 

    Vetëm tre minuta zgjati festa e suharekasve, pasi Berisha realizoi për Dukagjinin për 1:1. 

    Afro 20 minuta para fundit, Berisha i Suharekës e kaloi në epërsi skuadrën e tij prej një goli. 

    Suhareka u mbajt deri në fund, ndërsa e shënoi edhe një tjetër gol nga penalltia. 

    Kapiteni Zeka ishte i saktë nga 11-metërshi për rezultatin përfundimtar.

    Dukagjini i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, e pësoi disfatën e dytë rresht. Trajneri Munishi nuk ishte pranë lojtarëve, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Superligës. 

    Dukagjini në ndeshjen e parë u mposht në udhëtim nga kampioni në fuqi, Ballkani, derisa Suhareka barazoi pa gola me Prishtinën në udhëtim. 

    Në xhiron e tretë, Suhareka luan në udhëtim te Drita, derisa Dukagjini e pret në Klinë skuadrën e Gjilanit.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.