Suhareka i është hakmarrë Llapit për humbjen në ndeshjen e parë në “Zahir Pajaziti”. Në atë takim llapjanët kishin fituar me rezultat 3:0, ndërsa tash me rezultat edhe më të thellë 4:0, Suhareka e ka mposhtur Llapin .
Gjithsesi, kjo humbje e Llapit vetëmsa dëshmon momentet e vështira që po kalon skuadra e Tahir Batatinës dhe nëse nuk ndryshon asgjë, pranvera për ta do të jetë shumë e rëndë.
Në anën tjetër Suhareka me këtë fitore bindëse, lë për të kuptuar se është skuadër që pretendon kreun dhe pavarësisht disa momenteve jo të mira që ka kaluar në vjeshtë, besohet se në pranverë mund të rikthehet fuqishëm në garë për katër pozita që dërgojnë në Evropë (tri përmes Supeligës dhe një përmes Kupës). /Ballkani.info