Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmet tendencioze ndaj futbollit, MKRS vazhdon ta nënvlerësoi dhe e kategorizon në pozitën B
    Ballina-1

    Sulmet tendencioze ndaj futbollit, MKRS vazhdon ta nënvlerësoi dhe e kategorizon në pozitën B

    31/01/2025 17:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Është befasi por duket shumë e qartë se MKRS nuk ka simpati ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vazhdon ta nënvlerësojë.

    Edhe këtë vit MKRS ka vendosur të propozojë që futbolli të kategorizohet në kategorinë B në sportet e Kosovës, derisa sportet si xhudo, volejbolli e hendbolli të shkojnë në Kategorinë A.

    Është befasuese, kur dihet se në gjithë botën futbolli dhe basketbolli janë sporti numër një, tek ne shkojnë në kategorinë e dytë që është për keqardhje.

    Ballkani.info ka siguruar vlerësimin që i është bërë futbollit dhe vërtetë është e çuditshme sesi kanë vlerësuar në disa raste.

    P.Sh. tek kategoria sukseset në arenën ndërkombëtare, futbolli ka marrë zero pikë.

    Kjo duket tendencioze, kur dihen suksesi i Kombëtare A që sivjet ka siguruar Play-Offin për t’u inkuadruar në Ligën B, pastaj rangimi në listën e FIFA-së ku për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kombëtarja A inkuadrohet në mesin e 100 shteteve më të mira, pastaj suksesi i Kombëtares U19 që siguroi Elite Raund. Kjo vërtet duket tendencioze dhe është befasuese sesi këto suksese nuk janë marrë për bazë.

    Në pyetjen që Ballkani.info i ka dërguar FFK-së, ka marrë një përgjigje të shkurtër.

    “Është çështje e tyre dhe ne nuk merremi me ta, jemi të angazhuar në punët tona dhe nuk kemi kohe të merremi me askënd”, ka thënë FFK.

    Një tjetër fakt që e bën të besohet se ky vlerësim është bërë me tendencë është tek popullariteti. Aty, FFK ka marrë vetëm dy pikë, e në fakt dihet që futbolli është sporti më masivë dhe më popullor, si për nga klubet ashtu edhe për nga sportistët.

    Një situatë tjetër që është për t’u shqetësuar është të kategorizmi i sportistëve.

    Dy futbollistë, Albulena Fejza te femrat dhe Lindon Emërllahu te meshkujt janë vlerësuar me vetëm 5 pikë.

    Sido që të jetë, është vërtet për keqardhje por duket qartë se janë raportet ato që po bëjnë që MKRS të hakmerret dhe ta panalizojë futbollin kosovar, i cili si asnjëherë më parë, sivjet duket se është në rrugën e duhur për të kapur majat, dhe kualifikimi në Ligën B në Ligën e Kombeve do të ishte vërtetë sukses shumë i madh që do ta ngriste na maja imazhin e futbollit kosovar.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.