Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmoi seksualisht të renë shqiptare, Robinho duhet të vuajë nëntë vite burg qoftë në Brazil
    Ballina-1

    Sulmoi seksualisht të renë shqiptare, Robinho duhet të vuajë nëntë vite burg qoftë në Brazil

    27/02/2023 22:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil i hapi rrugë kërkesës së Prokurorisë Publike Italiane për Robinhon për të vuajtur dënimin me nëntë vjet burg në Brazil për përdhunimin e një të reje shqiptare, 23 vjeçe (në atë kohë), në një disko në Milano, në janar 2013, kur ish-sulmuesi luante për Milanin.

    Në shtator të vitit 2022, qeveria italiane kërkoi ekstradimin e Robinhos, por kjo kërkesë u refuzua në bazë të nenit 5 të Kushtetutës braziliane, i cili ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë.

    Javën e kaluar u bë një tjetër kërkesë, sipas Traktatit të Ekstradimit, që Robinho ta vuajë dënimin në vendin e tij, Brazil.

    Carlos Frederico Santos, zëvendësprokurori prokurori I përgjithshëm i Republikës Federale, u dorëzoi autoriteteve një listë me katër adresa, të gjitha në Santos, ku mund të ishte ish-lojtari.

    Çështja tashmë ka marrë formë të prerë në Itali dhe mbrojtja e Robinhos nuk do të jetë më në gjendje të anulojë dënimin, por mund të apelojë dhe të vërë në dyshim mundësinë e vuajtjes në vendin e tij.

    TË LIDHURA

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31

    Daja me Dinamo Cityn mposhtin thellë Ballkanin në miqësore

    24/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.