Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmuesi i Dritës i bashkohet Dinamos së Tiranës
    Ballina-1

    Sulmuesi i Dritës i bashkohet Dinamos së Tiranës

    06/01/2024 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në merkato Dinamo i ka të qarta idetë, sepse ashtu i ka edhe Dritan Mehmeti. Tekniku i nëndetëses kishte kërkuar të paktën tre përforcime: një sulmues, një organizator dhe një mbrojtës.

     E duket se për sulmin e ka zgjidhur çështjen, duke qenë se ka pikasur profilin e pëlqyer për sulmin: Ardit Tahiri i Dritës është një hap pranë firmës me kryeqytetasit.

    21 vjecari, që ka debutuar në elitën e futbollit kosovar që tre vjet më parë, është një qendërsulmues tipik, edhe pse te mardhënia me golin nuk është se është impresionues. 94 ndeshje në total me Dritën dhe 18 gola, ndërsa në këtë sezon në 15 prezenca Tahiri e ka gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës. Megjithatë mosha e re e djaloshit dhe marzhi i përmirësimit, sidomos me Mehmetin, një që me të rinjtë di të punojë, e bëjnë optimiste lëvizjen. Ardit Tahiri do të bashkohet kështu me Kaçorrin e Zabërgjën përpara, duke i dhënë mundësinë Lorenco Vilës të luajë në krah, në rolin e tij natyral.

    Nëse mendon për afrimet, Dinamo kujdeset edhe për daljet ku për Ali Samake ka ardhur fundi i aventurës me blutë. 23 vjeçari i rritur te moshat e Torinos nuk arriti të bindë askënd te Dinamo mes huazimeve dhe 7 prezencave të këtij viti. Mbrojtësi nga Mali do të krijojë kështu hapësirën edhe për përforcimin difensiv që kërkon Mehmeti.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.