Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmuesi i Kosovës mund t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite
    Ballina-1

    Sulmuesi i Kosovës mund t’i bashkohet Ronaldos në Arabinë Saudite

    08/06/2023 10:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Florent Hasani është në qendër të merkatos. Sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra arabe dhe ai mund të kalojë në Arabi. Emri I skuadrës ende nuk është bërë publike, por dihet se ai ka marrë një ofertë me një shumë të majme.

    Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para. Halili ka vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro. Futbollisti I Kombëtares së Kosovës, i cili këtë kampionat ka shënuar 19 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë.

    Veç ekipeve nga Lindja e Mesme janë disa skuadra që kanë dëshirë të marrin shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mësohet se për futbollistin interesohen skuadra nga Turqia, Kroacia, veç atyre nga Azerbajxhani. Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon. Ai la Hungarinë për Shqipërinë, por duket se shumë shpejt, ndoshta pas Europës, do të prekë një aventurë tjetër. Ende nuk janë zbuluar skuadrat, të cilat kërkojnë shërbimet e shqiptarit, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që edhe ekipe të tjera të duan Hasanin në javët në vazhdim.

    STATISTIKAT – Kartoni i lojtarit vlerësohet 500 mijë euro. Ai është futbollisti më i shtrenjtë i Tiranës. Po kështu, këtë kampionat, veç 19 golave, Hasani që është 26 vjeç në 42 takime në kampionat, ka dhënë 8 asiste, si dhe ka qenë në fushën e lojës 3381 minuta. Hasani është edhe golashënuesi i kampionatit shqiptar me 16 gola, ndonëse nuk luajti ndeshjen e fundit.

    ZËVENDËSUESI – Për të zëvendësuar Hasanin në lojë janë disa lojtarë me të cilët bardheblutë kanë folur paraprakisht. Bëhet fjalë për Liridon Latifin, të cilit i është bërë ofertë. Nga ana tjetër, në lojë është edhe Eros Grezda. Bardheblutë mund të afrojnë Ardit Hoxhën për të plotësuar skuadrën që do të luajë në Europë dhe kampionatin e ardhshëm. Lojtari është perfekt për bardheblutë që duan një sulmues si ai.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.