Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është “Ylli i Javës”
    Ballina-2

    Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është “Ylli i Javës”

    23/02/2024 11:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Llapi, Muhamet Hyseni.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Haxholli, Selajdin Jerliu dhe Luan Tabaku.

    Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 21-të t’i takojë Muhamet Hysenit, pasi në fitoren kundër Fushë Kosovës pati paraqitje shumë të mirë, duke realizuar një gol dhe një asist në  fitoren bindëse, 3:0. Për Hysenin ky është  çmimi i  katërt në këtë edicion.

    Pasi mori këtë çmim futbollisti llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin.

    “Jam i Iumtur që për herë të katërt nderohem me këtë çmim. Falënderues  çdoherë  për ata që më vlerësuan. Çmimin e ndaj me bashkëlojtarët. Meritat janë të përbashkëta, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Falënderoj klubin e Llapit, e në veçanti stafin e trajnerëve që po bëjnë një punë shumë profesionale dhe po na japin mbështetje të parezervë, e ku punën e tyre po e vërtetojmë me paraqitje të mira në  çdo ndeshje. Për mua është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Nuk do të ndalem asnjë moment për suksese të reja…Forca Llapi! Forca Legjenda”, ka theksuar Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.