Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmuesi Lewandowski në kërkim të golit të tij të parë në Kupën e Botës
    Ballina-2

    Sulmuesi Lewandowski në kërkim të golit të tij të parë në Kupën e Botës

    19/11/2022 16:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Do të jetë vetëm Botërori i dytë i luajtur nga një prej qendërsulmuesve më të mirë të brezit të tij. Robert Lewandowski mbërrin në Katar me qëllim që të regjistrojë emrin e tij në grupin e lojtarëve, që kanë shënuar të paktën një gol në një Botëror.

    Sepse deri tani polaku nuk ia ka dalë: në vitin 2014 Polonia nuk arriti të kualifikohej në Botërorin e Brazilit, ndërsa në 2018, pati dy humbje në tre ndeshje, me fitoren e vetme ndaj Japonisë, me golin e një mbrojtësi, Bednarek.

    Për shkak se Lewandowski shënon një gol çdo dy ndeshje që luan për ekipin e tij kombëtar, mund të duket një anomali fakti kur mëson se Roberti që ka luajtur 134 ndeshje me Poloninë e tij, si dhe tre europianë, nuk ka arritur të shënojë kurrë në një Kupë Bote.

    Sigurisht që ka një kryqëzim që mund të favorizojë këtë situatë, duke qenë se Arabia Saudite duket se është edhe kombëtarja më e dobët në grup, siç ka ndodhur edhe në Botërorët e tjerë dhe Polonia do të synojë për vendin e dytë.

    Gjithashtu sepse Argjentina, një nga favoritët për kreun e grupit do të përballet me të, ndërsa Meksika është padyshim një ‘arrë’ e vështirë. Polonia, pavarësisht se ka një brez shumë të rëndësishëm, nuk ka arritur të bëjë shumë në Botërorët e fundit. Lewandowski dëshiron të arrijë më të mirën, me golat e tij, që do të ishin një ngjarje e veçantë për të. Preferenca për ‘viktimat’ ai nuk ka.

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.