Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sulmuesi veteran francez merr vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja
    Ballina-2

    Sulmuesi veteran francez merr vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja

    24/05/2024 09:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një intervistë për “L’ Équipe”, golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze Oliviuer Giroud ka rrëfyer se “do t’i mungojë vërtet” përfaqësimi i vendit të tij, por thekson se periudha pas Kampionatit Evropian është ideale për t’u “liruar vendin të rinjve”.

    “Për të qenë i sinqertë, duhet t’i them vetes se kjo do të jetë gara ime e fundit me “Les Bleus”. Natyrisht, do të më mungojë shumë. Por mendoj se prania ime në skuadrën e Francës do të përfundojë pas Euros”, theksoi sulmuesi 37-vjeçar, i cili e k mbyllur edhe me Milanin për t’iu bashkuar Los Angeles FC në MLS.

    Pasi njoftoi largimin e tij nga skuadra e Francës, kampioni i Botës në vitin 2018 shtoi se vendimi i tij nuk ka të bëjë fare me një lamtumirë të mundshme pranë fushës.

    “Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur dhe duhet të jemi realistë. Siç thashë, ndiej lodhje fizike dhe mendore. Vetë Varane bëri të njëjtën gjë pas Kupës së Botës. Gjithmonë kam thënë se do të ndaloja kur trupi im të ma kërkonte. Mendoj se më kanë mbetur edhe dy vite të mira, por përvoja me kombëtaren do të përfundojë”, e mbyll Giroud.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.