Eurogol i Angel Di Maria-s në Europa League. Juventusi po luan sfidën e kthimit të raundit të 1/16-ve ndaj Nantes.
Takimi i parë përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që dueli në Francë u zhbllokua pas pesë minutave.
Argjentinasi mori një top nga Fagioli dhe gjuajti menjëherë drejt portës kundërshtarë duke gjetur trekëndëshin.
Supergol i Di Maria-s dhe avantazh tepër i rëndësishëm për bardhezinjtë italianë të Max Allegrit. Di Maria nuk ka vonuar shumë dhe ka shënuar edhe golin e dytë për Juven 0:2.