Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Super gjest i “Ballistëve” dhe “Shvercerave”, pasi u pajtuan në Prekaz, bashkë dhuruan 10.000 Euro për “Jetimat e Ballkanit”
    Ballina-2

    Super gjest i “Ballistëve” dhe “Shvercerave”, pasi u pajtuan në Prekaz, bashkë dhuruan 10.000 Euro për “Jetimat e Ballkanit”

    20/11/2022 20:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballistët” dhe “Shvercerat” sot në Prekazin legjendar të Adem Jasharit i dhanë fund “hasmërisë”, duke shtrirë dorën e pajtimit. E gjithë kjo u bë nën dirigjimin e dy hoxhallarëve të njohur nga Kosova, hoxhë Fatmir Latifit dhe Halil Kastratit, ndërsa prezent gjithsesi ishte edhe Bekim Jashari, nga familja e madhe Jasharaj, shkruan “infOSport.mk”.

    Pasi këto dy tifo grupe dhanë besën e pajtimit para treshes së nderuar, Latifi, Jashari dhe Kastrati, gjithë së bashku, ashtu siç e don tradita u ulën në një drekë të përbashkët nga e cila hoxha i nderuar Halil Kastrati dhe njëherit themelues i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, tregoi edhe lajmin tjetër madhështor, që dy tifo grupet shqiptare nga Maqedonia, “Ballistët” dhe “Shvercerat”, dhurojnë një shumë në vlerë prej 10.000 euro për këtë shoqatë, që tashmë ndër vite po ndihmon nevojtarët në të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe vendin tonë.

    Vërtetë super gjest ky i këtyre dy tifo grupeve, që përveç që janë kampion të vërtetë në tribuna, po tregojnë veten se janë kampion të mëdhenj edhe me zemër. Ju lumtë djema…

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.