Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Super spektakël me gola në “Giuseppe Meazza” – Interi vuan, por kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 
    Ballina-2

    Super spektakël me gola në “Giuseppe Meazza” – Interi vuan, por kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 

    16/04/2025 23:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Inter dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në  “Giuseppe Meazza”, që në fund u mbyll 2-2, me italianët që kaluan në gjymsfinale fal fitores në lojën e parë.  

    Zikaltërit kishin fituar në “Allianz Arena”, përballjen e parë me rezultat 2-1, që i ndihmoi të kalonin tutje. 

    Henrikh Mkhitaryan dhe Federico Dimarco rrezikuan në start për Interin, ndërsa Micheal Olise kishte dy raste për Bayernin por pa sukses. 

    Hakan Calhanoglu provoi bukur nga distanca në minutën e 33-të, por topi shkoi mbi portë. 

    Image

    Në anën tjetër, gjermanët kishin disa raste të mira radhazi, por Thomas Muller dhe Leroy Sane, nuk qëlluan cakun. 

    Fillimi i pjesës së dytë i takoi sërish Interit, që lëshuan super raste me Marcus Thuram dhe Federico Dimarcon, por Jona Urbic ishte në vend. 

    Gjermanët hapë ndeshjen në rastin e parë, me Harry Kane që gjeti rrjetën për 1-0, duke barazuar gjithçka. 

    Thuram për Interin dhe Muller për Bayernin, kishin rast të shënonin, por nga pozita ideale nuk e gjetën rrjetën. 

    Interi arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 58-të, me Federico Dimarcon që asistoi te Lautaro Martinezi, që gjeti rrjetën. 

    Image

    Pas te minutash, Interi mori epërsinë, me Benjamin Pavard që fluturoi në zonë dhe me kokë shënoi për 2-1. 

    Por gjermanët si zanonisht nuk dorëzohen dhe në minutën e 76-të sërish hapën ndeshjen, me Serge Gnabry që asistoi te Eric Dier për të shënuar për 2-2. 

    Minutat e fundit, gjermanët tentuan golin që do t’i dërgonte në gjysmëfinale, por Harry Kane, nuk qëlloi në portën pothuajse të zbrazët. 

    Interi kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Barcelonën.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.