Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Supergolat e Declan Rice “shkatërrojnë” Real Madridin
    Ballina-1

    Supergolat e Declan Rice “shkatërrojnë” Real Madridin

    08/04/2025 22:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Thibaut Courtois bëri shumë pritje vendimtare të martën mbrëma. Por portieri me përvojë i Real Madridit ishte pa gjasa pas dy goditjeve mjeshtërore të Declan Rice nga gjuajtja e lirë.

    Rice shënoi dy supergola për ta udhëhequr Arsenalin drejt fitores bindëse, 3:0, ndaj Madridit. Ndeshja në “Emirates” ishte e para çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit është të martën në “Santiago Bernabeu”, por londinezët janë në pozitë shumë të mirë për kalim në gjysmëfinale.

    Rice shënoi golin e parë në minutën e 58-të. Goditi bukur nga goditja e dënimit. Në minutën e 70-të, Arsenali fitoi tjetër gjuajtje të lirë. Sërish përgjegjësinë e mori Declan Rice. Ai gjuajti edhe më bukur, për eurogol të vërtetë dhe për rezultatin 2:0.

    Kjo nuk ishte e tëra që bënë lojtarët e Arsenalit. Në minutën e 75-të, Mikel Merino konkretizoi me gol një aksion shumë të bukur të ekipit anglez.

    Portieri i Real Madridit, Courtois, ka shpëtuar disa herë portën e tij. David Alaba ndali topin në vijë të portës në pjesën e dytë, ndërsa gol të sigurt shpëtoi edhe Jude Bellingham.

    Kjo dëshmon për dominimin e Arsenalit, sidomos në pjesën e dytë. Por vendasit kishin më shumë nga loja edhe në pjesën e parë. Madridi rrezikoi disa herë në pjesën e parë, ndërsa lojtarët e këtij ekipi janë dukur pak në fushë në pjesën e dytë.

    Gjasat janë të mëdha që Evropa të ketë kampion të ri e që Arsenali të paraqitet në gjysmëfinale të Championsit.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.