Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superkompjuteri i parashikon fituesit potencialë të Ligës së Kampionëve
    Ballina-1

    Superkompjuteri i parashikon fituesit potencialë të Ligës së Kampionëve

    14/04/2023 15:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Manchester City shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë trofe.

    Të paktën ky është parashikimi i “Opta” pas fitores bindëse të “Citizens” ndaj gjigantit bavarez me rezultat 3:0, shkruan “BBC”..

    Superkompjuteri e kalkuloi përqindjen e mundësive të ekipeve për ta ngritur lartë trofeun, dhe, pas fitores në “Etihad Stadium”, mundësitë e ekipit të Pep Guardiolës janë rritur në 45.4%.

    Interi pas fitores me Benfican në udhëtim është renditur i dyti me 16.2 për qind, i përcjellë nga Real Madridi, me 16 për qind.

    Ndërkaq, me më së paku gjasa për ta fituar Championsin në këtë sezon e sheh veten Chelsea, e cila pas humbjes 0:2 nga Real Madridi, ka mundësi vetëm 0.8% që ta fitojë trofeun për herë të tretë në histori, ndonëse ndeshjen e kthimit me “Los Blancos” do ta zhvillojë në shtëpi, shkruan “Gazeta Express”.

    Superkompjuteri “Opta” i parashikoi edhe shanset e ekipeve për të shkuar në gjysmëfinale, ku i jep mundësi 96.1% përballjes së Cityt me Real Madridin në atë fazë. 

    TË LIDHURA

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49

    Donnarumma, portieri më i mirë për vitin 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 18:55

    Mbappe fiton rastin ndaj PSG’së, klubi francez do t’i paguajë 61 milionë euro

    16/12/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.