Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superkompjuteri ka folur: Arsenali do ta fitojë Championsin, Interi ekipi me më pak gjasa
    Ballina-2

    Superkompjuteri ka folur: Arsenali do ta fitojë Championsin, Interi ekipi me më pak gjasa

    28/04/2025 16:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    LONDON, ENGLAND - AUGUST 11: William Saliba of Arsenal celebrates scoring his teams first goal with teammates during the Pre-Season Friendly match between Arsenal FC and Olympique Lyonnais at Emirates Stadium on August 11, 2024 in London, England. (Photo by David Price/Arsenal FC via Getty Images)

    Sezoni 2024/25 i Ligës së Kampionëve po shkon drejt fundit dhe pas pak javësh do ta njohim emrin e skuadrës që do ta pasojë Real Madridin në krye të futbollit evropian.

    Por, çka thotë “superkompjuteri”?

    Sipas faqes së specializuar për statistika, “Opta Analytics”, Arsenali, i cili e eliminoi kampionin aktual në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:1, për momentin është skuadra favorite për ta fituar finalen e madhe me 31,3% të mundësive, përcjell “Gazeta Express”.

    Në Londër natyrisht e marrin këtë lajm si ngacmim për faktin se “Gunners” nuk e kanë fituar kurrë “kupën me veshë të mëdhenj”.

    Sipas “Opta”, vendin e dytë me më shumë gjasa për ta fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian është Barcelona me (27,4%.

    I treti për nga mundësitë për të festuar në fund është Paris Saint-Germaini, më saktësisht me 22%.

    Kurse, superkompjuteri e radhit Interin me më së paku mundësi për të triumfuar në fund – 19,2%.

    Nesër dhe pasnesër do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Championsit, ndërsa javën tjetër do të përcaktohen edhe dy finalistët e këtij kompeticioni.

    TË LIDHURA

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

    07/06/2025 13:42

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    07/06/2025 10:25

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.