Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superkompjuteri parashikon një finale të zjarrtë në “Katar 2022”
    Futboll ndërkombëtar

    Superkompjuteri parashikon një finale të zjarrtë në “Katar 2022”

    27/10/2022 17:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një superkompjuter në bazë të inteligjencës artificiale ka parashikuar dy ekipet që arrijnë në finale dhe fituesin e këtij Botërori.

    Sipas të përditshmes katalunase ‘Mundo Deportivo’, superkompjuteri ka parashikuar një finale të madhe mes Argjentinës së Lionel Messit dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos.

    Në fakt të gjithë tifozët e dy legjendave të futbollit e ëndërrojnë një finale të tillë dhe fituesi të shpallet përfundimisht si më i miri i të gjitha kohërave. Dhe fituesi i finales së madhe do të ishte Argjentina, me Messin që do ta merrte për herë të parë Kupën e Botës. Ky studim parashikon Argjentinën fituese të Botërorit pas ekzekutimit të penalltive, pasi të besuarit e Lionel Skalonit kanë një avantazh pasi gjatë gjithë historisë së Kupave të Botës ata kanë fituar katër nga pesë duelet me penallti, me një shkallë suksesi prej 77%.

    Studimi mblodhi statistika nga lojtarët në jetën reale dhe në videolojën e FIFA -s, si dhe duke marrë parasysh një mostër të 192 ndeshjeve të fazës së grupeve dhe 64 të raundeve me eliminim direkt në pesë Kupat e Botës së fundit.

    “Sa të sigurt jemi në zgjedhjen tonë të fituesit të Kupës së Botës? Ndërsa ne jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë, Argjentina do të përballet me shumë ndeshje të ngushta gjatë fazës së eliminimit dhe finalja praktikisht do të jetë barazim”, ka shkruar BCA Resarch.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.