Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superliga e Kosovës në futsall bëhet me sponsor gjeneral 
    Ballina-1

    Superliga e Kosovës në futsall bëhet me sponsor gjeneral 

    27/09/2023 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar sot kontratë me kompaninë “Lirimi”, e cila do të jetë sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futsall. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Lirimi”, Lirim Thaçi dhe ajo është për periudhë njëvjeçare.

    Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate presidenti Ademi u shpreh i lumtur që edhe futsalli si pjesë e rëndësishme e FFK-së po zhvillohet dhe interesimi për këtë sport po rritet gjithnjë e më shumë. I pari i FFK-së me këtë rast ka uruar të gjitha klubet dhe lojtarët e Superligës në futsall.

    Edhe pronari i kompanisë “Lirimi Group” uroi klubet e Superligës në futsall dhe u shpreh i lumtur për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kompanisë së tij dhe FFK-së.
    Kjo marrëveshje vjen si rrjedhojë e punës së madhe që po bëhet në të gjitha drejtimet në futbollin kosovar, e ku hapa të rëndësishëm po bëhen edhe në futsall.

    Për herë të parë në histori të këtij sporti, Superliga e Kosovës në futsall do të ketë sponsorin e vet dhe në bazë të marrëveshjes së arritur, emri i Superligës tash e tutje do të jetë “Lirimi Superliga”
    Ky partneritet ndërmjet FFK-së dhe ”Lirimi Group” ndihmon klubet e Superligës në përmirësimin e kushteve të tyre.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.