Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superliga e Kosovës U21 bëhet me sponsor të ri
    Ballina-1

    Superliga e Kosovës U21 bëhet me sponsor të ri

    23/08/2023 16:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Risia e këtij sezoni Superliga U21 është bërë me sponsor. Kompania ajrore “Bon Voyage” ka vendosur të japë mbështetjen e saj për këtë lige të re, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e futbollit kosovar.

    Marrëveshja e partneritetit u nënshkrua sot në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi dhe pronari i kompanisë “Bon Voyage”, Besnik Vitaku.

    Ky i fundit është shprehur i lumtur për këtë mundësi dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së kompanisë së tij për zhvillimin e futbollit në Kosovë. “Me të kuptuar lajmin për krijimin e Superligës U21, ne si kompani kemi shprehur dëshirën dhe gatishmërinë tonë që të jemi sponsor i kësaj lige të rëndësishme për futbollin kosovar. E vlerësoj lart vendimin e presidentit Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv për krijimin e kësaj lige, e cila ka për qëllim të përgatisë talentet e rinj për të luajtur në ekipet e para. Ne do të jemi gjithmonë përkrah FFK-së në projekte të tilla zhvillimore drejt avancimit të futbollit”, ka theksuar Vitaku.

    Nga ana tjetër, presidenti Agim Ademi, ka falënderuar z.Vitaku për gatishmërinë e kompanisë “Bon Voyage” për të qenë sponsor të Superligës U21, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm për futbollin kosovar. Ai shprehu shpresën se ky partneritet do të sjellë dobi të dyanshme, duke ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin vendor.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.