Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superliga Evropiane josh pjesëmarrësit, 15 miliard euro buxhet!
    Ballina-1

    Superliga Evropiane josh pjesëmarrësit, 15 miliard euro buxhet!

    28/12/2023 00:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tema e Superligës së Europës mbetet aktuale edhe disa ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila e vlerësoi menaxhimin ekonomiko-financiar dhe strukturor të futbollit nga UEFA dhe FIFA si abuzim me pozicionin dominues.

    Një vendim që, sipas shumicës, hap dyert dhe hap rrugën drejt lindjes së entitetit të ri për klubet shumë të mëdha, me A22 (kompania përgjegjëse për zbatimin e projektit) e cila tashmë ka bërë të ditur se synon transmetimin falas të futbollit brenda një sistemi të ndarë në tri liga, që për shumë njerëz dukej si një zgjidhje e mirë ndërmjetëse.

    Superliga, nëse lind, do të angazhojë gjithashtu burime kolosale. Gjatë orëve të fundit në Spanjë disa gazeta sportive janë thelluar në projekt, duke sugjeruar se do të jetë një kampionat mjaft i pasur dhe i shtrenjtë. Buxheti i ndarë për fillimin e Superligës në fakt është, 15 miliardë euro, konkretisht 5 për secilin nga tri sezonet e para.

    Një pjesë e kësaj shume, 400 milionë euro, do të ndahet për fondin e solidaritetit për futbollin amator dhe për ato skuadra që nuk marrin pjesë në ligë. Paratë e garantuara nga investitorët evropianë dhe amerikanë po shqetësojnë UEFA-n, e cila, nga ana e saj, po shpërndan 200 milionë euro.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.