Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superliga nis në 2025-ën, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëse
    Ballina-1

    Superliga nis në 2025-ën, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëse

    02/02/2024 15:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Superliga nis në 2025-ën, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëseSuperliga nis në 2025-ën, Laporta zbulon klubet pjesëmarrëse

    Superliga Europiane do të formohet brenda dy viteve. Është i bindur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili deklaron se pavarësisht sfidave të shumta, vendimi i Gjykatës Europiane për Drejtësi ka hapur rrugën për kompeticionin më të ri për klube.

    Laporta deklaroi se në fillim të rrugëtimit në Superligën Europiane nuk do të jenë klubet angleze, teksa nuk ngurroi të zbulojë edhe emrat e disa skuadrave që do t’i bashkohet rrugëtimit.

    “Superliga Europiane do të nisë brenda 2025-ës dhe në fillim të rrugëtimit nuk do të jenë klubet angleze. Ato e kanë tashmë një Superligë, që është kampionati anglez. Do të jenë Reali e Barcelona, 4 klubet italiane si Interi, Milani, Roma e Napoli, francezët e Marseille, portugezet Porto, Benfica e Sporting Lisbona, holandezet Ajax e PSV dhe belget e Brugge dhe Anderlecht”, u shpreh presidenti i Barcelonës.

    Laporta solli në vëmendje faktin se ai që sot është kompeticioni më i rëndësishëm në Europë, Champions League, nisi me më pak skuadra në 1955-ën dhe me shumë skepticizëm, për të arritur në nivele të jashtëzakonshme. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.