Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superliga U21 risia e këtij edicioni në futbollin kosovar
    Ballina-1

    Superliga U21 risia e këtij edicioni në futbollin kosovar

    11/08/2023 13:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në fillim të javës së ardhshme nis garat Superliga U21, një risi kjo e edicionit të sivjetmë, ku marrin pjesë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21-vjeç.

    Ky format i ri do të ofrojë mundësi të mëdha për futbollistët e rinj që t’i tregojnë vlerat e tyre dhe të kenë më shumë minutazhë dhe vazhdimësi të ndeshjeve gjatë një edicioni, duke u përgatitur kësisoj për paraqitje në ekipet e para të klubeve të tyre.

    Ky format i garave është një tjetër zotim i i cili po jetësohet nga programi i mandatit të dytë të presidentit Ademi dhe njëherësh është tregues i përkushtimit ndaj zhvillimit të talenteve. Kjo ligë besohet se do të krijojë rritje të nivelit të futbollit dhe do të sjellë entuziazëm tek futbollistët e rinj, të cilët shpeshherë nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në ekipet e para dhe si rrjedhojë jorrallë e kanë braktisur futbollin aktiv.

    Orari i ndeshjeve

    Dukagjini – Malisheva, e hënë 17:00, Klinë

    Prishtina – Feronikeli 74, e martë 13:00, stadiumi i 2 Korrikut

    Drita – Llapi, e mërkurë 17:00, Livoç

    Liria – Ballkani, e mërkurë 15:00, Prizren

    Fushë Kosova – Gjilani, luhet më vonë

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.