Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Superndeshja Barcelona – Atletico nuk jep fitues, përfundon 4:4
    Ballina-1

    Superndeshja Barcelona – Atletico nuk jep fitues, përfundon 4:4

    26/02/2025 00:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Plotë tetë gola u shënuan në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit. Por asnjëra skuadër nuk e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur të martën mbrëma. Superndeshja përfundoi baras, 4:4.

    Barcelona ishte duke pësuar disfatë 2:0 nga Atletico Madridi gjatë gjashtë minutave të para të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Por pjesën e parë e mbylli me epërsi 3:2.

    Atletico kaloi në epërsi në minutën e parë nëpërmjet golit të Julian Alvarezit. Në minutën e gjashtë Antoine Griezmann shënoi për 2:0. Por Barcelona fillimisht në minutën e 19-të ngushtoi epërsinë në 2:1. Shënoi Pedri. Dy minuta më vonë Pau Cubarsi shënoi për 2:2, ndërsa për epërsinë 3:2 shënoi Inigo Marinez. Ai shënoi golin në minutën e 41-të. Me rezultatin 3:2 përfundoi pjesa e parë. Por Barcelona shënoi në pjesën e dytë edhe golin e katërt.

    Golin për 4:2 e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 74-t. Atletico nuk u dorëzua dhe shënoi një tjetër gol. Për 4:3 shënoi Marcos Llorente në minutën e 84-t, derisa Alexander Sorloth realizoi për 4:4.

    Kalimi në finale të Kupës së Spanjës do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet më 2 prill në Madrid.

    TË LIDHURA

    Formacioni zyrtar, starton Ron Raçi i Prishtinës. Edhe Korenica e nis nga fillimi

    09/06/2025 17:50

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.