Futboll ndërkombëtar

Suspendimi i Messit, trajneri i PSG-së jep deklaratë interesante

Suspendimi i Messit, trajneri i PSG-së jep deklaratë interesante

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germaini do të kenë diskutime për të ardhmen kur ai të kthehet nga pezullimi, ka thënë të premten trajneri Christophe Galtier. Kampioni i botës u suspendua nga klubi këtë javë pasi anashkaloi stërvitjen për të bërë një udhëtim promovues në Arabinë Saudite. Messi nuk pritet të vazhdojë kontratën që i skadon

Besnik Batusha

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germaini do të kenë diskutime për të ardhmen kur ai të kthehet nga pezullimi, ka thënë të premten trajneri Christophe Galtier.

Kampioni i botës u suspendua nga klubi këtë javë pasi anashkaloi stërvitjen për të bërë një udhëtim promovues në Arabinë Saudite. Messi nuk pritet të vazhdojë kontratën që i skadon në verë me Parisin, ndërsa deri në fund të këtij edicioni në Francë kanë mbetur të zhvillohen edhe pesë ndeshje.

Galtier u pyet në konferencën për shtyp nëse ai do të jetë në gjendje të llogarisë që shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” të kthehet në fushë pas pezullimit.

“Ne do të shohim kur Leo të kthehet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Galtier. “Natyrisht, do të ketë diskutime me të gjithë klubin, por edhe me Leon, i cili është personi kryesor i përfshirë”.

Klubi nuk e ka konfirmuar kohëzgjatjen e pezullimit e sulmuesit argjentinas, por mediat franceze kanë raportuar se është dy javë, që do të thotë se ai do të humbasë dy ndeshje.

PSG-ja prin në tabelë me pesë pikë më shumë se Marseille i vendit të dytë.

Galtier ka thënë se klubi i kishte thënë atij se Messi ishte suspenduar dhe nuk pranoi të zbulonte nëse e kishte miratuar këtë vendim.

“Nuk më duhej të merrja vendimin. Unë u informova për vendimin”, shtoi ai.

GaltierMessiPSG

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions