Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sylvinho: Më shkroi Tite dhe Mancini kur firmosa me Shqipërinë
    Ballina-2

    Sylvinho: Më shkroi Tite dhe Mancini kur firmosa me Shqipërinë

    12/01/2023 21:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sylvinho është trajneri që do të drejtojë Shqipërinë në kualifikueset e Europianit. Braziliani kërkon që të fillojë duke arritur në shpirtin dhe zemrën e lojtarëve, jo me taktikat dhe skemat e zakonshme.

    Në intervistën e dhënë për “Top Channel”, Sylvinho ia ka bërë të qartë futbollistëve se askush nuk tallet dot në fushën e blertë. Gjithashtu rrëfimi nis me mënyrën sesi përfundoi në Shqipëri, për të vazhduar me urimet që mbërritën nga trajnerët e njohur.

    “Është një grup njerëzish dhe menaxherësh në botën e futbollit që kanë njohjet e tyre edhe në Shqipëri. Më morën në telefon dhe më thanë se kreu i FSHF dëshironte të më takonte për një drekë në Milano. Unë jetoj në Porto, në Portugali. Mora avionin dhe shkova në Milano. Dreka shkoi shumë mirë. Presidenti më tha projektet e Federatës për Kombëtaren dhe unë i thashë të miat.

    Më pas u ktheva në Portugali. Pas rreth 10 ditësh, më mori menaxheri dhe më tha: “Sylvinho, presidenti Duka të zgjodhi ty, bëhu gati”. Shqiptarët luajnë në Europë? Kështu ndodh edhe me brazilianët apo argjentinasit, luajnë në vende të ndryshme. Kështu ata mësojnë shumë dhe në këndvështrimi im është një avantazh ky fakt.

    Futbolli është përmirësuar, kanë ndryshuar taktikat dhe rregullat. Por diçka nuk ka ndryshuar akoma, zemra dhe shpirti. Kjo na duhet. Njerëzit vijnë për të parë lojtarët e tyre që të japin shpirtin në fushë. Ne përfaqësojmë një komb, ne përfaqësojmë njerëz. Lojtarët do ta kuptojnë shumë shpejt se në fushë nuk tallet dot askush. Aty duhet të japësh gjithçka.

    Më shkroi Tite kur firmosa kontratën me Shqipërinë dhe fola me të. Më ka shkruar edhe Roberto Mancini që kam punuar te Interi, një trajner shumë i mirë. Më uroi dhe më tha: “Të shkoftë mbarë Sylvinho, ec përpara”. Kam shkëmbyer disa mesazhe me ta”, tha Sylvinho. 

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.