Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sylvinho prezantohet te Shqipëria, ka synime të mëdhe
    Ballina-1

    Sylvinho prezantohet te Shqipëria, ka synime të mëdhe

    09/01/2023 12:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në ditën që e postoi një falënderim për italianin Edoardo Reja, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka bërë prezantimin e trajnerit të ri të Shqipërisë, brazilianin Sylvio Mendes Campos Junior apo Sylvinho. Reja është larguar pas tri vjetësh nga Shqipëria, ndërsa Sylvinho ka firmosur kontratë për 18 muaj dhe gjatë kësaj periudhe i ka synimet e mëdha.

    Në prezantimin e tij të parë para mediave, të hënën, Sylvinho ka thënë se synimi i tij është ta kualifikojë Shqipërinë në “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

    Ai ka pranuar se ky nuk do të jetë aspak një mision i lehtë, por ka insistuar se beson në grupin e futbollistëve që e ka në dispozicion. Ciklin eliminator për Evropianin e vitit të ardhshëm, Shqipëria e nis në fund të muajit mars, kur do të luajë në udhëtim kundër Polonisë.

    Megjithatë, para këtij dueli, Sylvinho ka kërkuar një ndeshje miqësore për të konfirmuar se ekipi i tij është plotësisht gati për ta kërkuar kualifikimin në “Euro 2024”. Krahas Polonisë, Shqipëria në kuadër të Grupit E kualifikues, do të përballet edhe me Moldavinë, Ishujt Faroe e Çekinë. Dy ekipet e para në grup do të avancojnë në Evropian, ndërsa Sylvinho synon njërën prej këtyre pozitave.

    “Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit. Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë”, ka thënë Sylvinho.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.