Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Ta heq qafe këtë grua” – Nëna e Hakimit arsyeton veprimin e të birit për ta bërë atë pronare të pasurisë së tij
    Futboll ndërkombëtar

    “Ta heq qafe këtë grua” – Nëna e Hakimit arsyeton veprimin e të birit për ta bërë atë pronare të pasurisë së tij

    19/04/2023 23:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Saida, nëna e Achraf Hakimit, ka bërë disa deklarata të diskutueshme për mediat marokene në të cilat nuk duket të kishte përshtypje të mirë për ish-bashkëshorten e futbollistit, Hiba Abouk.

    Nëna e lojtarit të PSG-së ishte pronare, me dëshirën e lojtarit e të gjithë pasurisë së tij, diçka që ajo vetë siç rrëfeu, nuk e dinte.

    Mirëpo, Saida e ka justifikuar plotësisht vendimin e Hakimit dhe i ka hedhur thumba drejt aktores, ish-partneres së të birit, raporton Marca.

    “Nëse djali im nuk e bën këtë, nuk do të mund ta hiqte qafe dot këtë grua”, thuhet se ka deklaruar ajo.

    Është e qartë se nëna e tij nuk sheh asnjë problem me veprimet e djalit të saj. Diçka që nga ana tjetër e vështirëson në parim zhvillimin e shkurorëzimit në nivel ligjor.

    Ditët e fundit mediat franceze kanë raportuar se aktorja ka marrë gjysmën e pasurisë së futbollistit, me një pagë në Paris Saint Germain rreth dhjetë milionë euro në vit. Kjo nuk është konfirmuar apo mohuar nga Abouk për momentin. Sido që të jetë, aktorja i është përgjigjur atyre që pretendojnë se do vetëm pasurinë e lojtarit.

    Përmes rrjeteve sociale reagimi i aktorit ka qenë shumë i qartë. “Gjëja vërtet e rëndësishme”, ka shkruar ajo në Instagram, krahas një fotografie të fëmijëve të saj, Naimit dhe Amin.

    Shumë e kanë interpretuar këtë si një reagim të dukshëm ndaj kritikave që ajo ka marrë që kur u njoftua zyrtarisht se divorci i saj ishte në rrugë e sipër.

    Në anën tjetër, mbrojtësi i djathtë i PSG-së është nën hetim për përdhunimin e dyshuar të një gruaje 24-vjeçare më 25 shkurt në shtëpinë e lojtarit në Paris.

    Avokatja e Hakimit, Fanny Colin, është shprehur se klienti i saj i mohon me forcë këto akuza. Në fakt, Colin pohon se e gjithë kjo është një “përpjekje shantazhi” ndaj futbollistit.

    TË LIDHURA

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

    07/06/2025 13:42

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    07/06/2025 10:25

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57

    Zabërgja: Ndjenjë e jashtëzakonshme që të luash për Kosovën

    06/06/2025 21:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.