Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tahir Batatina eskalon pas ndeshjes, tenton ta sulmojë fizikisht gjyqtarin Genc Nuza (Video)
    Ballina-2

    Tahir Batatina eskalon pas ndeshjes, tenton ta sulmojë fizikisht gjyqtarin Genc Nuza (Video)

    31/08/2024 21:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    FC Prishtina ka shënuar fitore në derbin e xhiros së katërt në Superligë ndaj Llapit.

    Kryeqytetasit në stadiumin “Fadil Vokrri” mposhtën ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 3:2.

    Ishte një ndeshje fantastike me shumë gola, me Llapin që e pati dy herë epërsinë.

    Mirëpo, me këtë rezultat ka qenë i pakënaqur fort trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ai pas ndeshjes i ka fyer tifozët e Prishtinës derisa ka dashur ta sulmojë fizikisht gjyqtarin kryesor, Genc Nuza, shkruan Ballkani.info.

    Ahmed Januzi kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 33-të të ndeshjes, para se Vitija të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të pjesës së parë.

    Ilir Blakqori e riktheu epërsinë e llapjanëve në minutën e 55-të të ndeshjes.

    Në të 69-tën Albin Krasniqi arriti të barazonte shifrat, kurse tetë minuta më vonë Yoan Marc-Olivier shënoi për 3:2 dhe fitoren e madhe të prishtinasve.

    Me këtë fitore, Prishtina tani shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani që prin.

    Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e pestë me katër pikë nga po aq ndeshje.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.