Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Takim informues mbi Ligjin e Sponsorizimit ndërmjet ATK-së dhe klubeve të Superligës e Ligës së Parë 
    Ballina-1

    Takim informues mbi Ligjin e Sponsorizimit ndërmjet ATK-së dhe klubeve të Superligës e Ligës së Parë 

    24/12/2024 13:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një takim të organizuar në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, zv/drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sami Salihu prezantoi detajet e Ligjit për Sponsorizim për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.

    Ky takim kishte për qëllim informimin e klubeve për procedurat dhe përfitimet që ofron ky ligj, duke i udhëzuar ata për shfrytëzim të drejtë të tij.


    Ai në detaje ofroi aspekte specifike të trajtimit tatimor të Ligjit të Sponsorizimeve. Ai sqaroi si mund të përfitojnë klubet nga zbritjet tatimore dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes së dokumentacionit të rregullt.
    Sponsorizimet për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit trajtohen si shpenzime të zbritshme deri në 10% të të ardhurave të tatueshme. E për të përfituar nga ky ligj klubet duhet të përmbushin të gjitha kriteret dhe procedurat ligjore në mënyrën e duhur. Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili falënderoi ATK-në për bashkëpunimin dhe nënvizoi rëndësinë që ky ligj ka për zhvillimin dhe mbështetjen e futbollit kosovar.


    Ky takim kishte për qëllim të ofrojë mbështetjen konkrete për klubet në aspektin e procedurave sa i përket ATK-së rreth përfitimit nga ky ligj.

    TË LIDHURA

    Celina shpreson të jetë te Kosova në tetor

    11/09/2025 23:28

    Serbia i trembet huliganëve të saj, i kërkon UEFA-s të ndryshojë stadiumin e ndeshjes me Shqipërinë, sa më larg Beogradit

    11/09/2025 20:20

    Çeferini tërheq vërejtjen për ndeshjen në Beograd

    11/09/2025 19:42

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.