Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Takimi KOK-FFK | Flasin për futbollin e Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
    Ballina-1

    Takimi KOK-FFK | Flasin për futbollin e Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

    17/07/2023 18:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi, dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kryetarin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj.

    Palët kanë diskutuar për gjetjen e urave të bashkëpunimit në projekte të ndryshme, me theks të veçantë Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

    Futbolli është pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare, për çka presidenti Krasniqi shpalosi investimet e Qeverisë në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit, me ndërtimet dhe rinovimet e stadiumeve tjera.

    I pari i federatës më të madhe në vend, Agim Ademi, i dha mbështetjen e plotë drejtuesve të KOK-ut për organizimin e LM Prishtina 2030, duke mirëpritur investimet në infrastrukturën e futbollit, të cilat i sheh mese të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit tonë.

    Kosova është kandidate për organizimin e LM Prishtina 2030, ndërsa më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë, do të vendoset për organizatorin e këtij edicioni të Lojërave Mesdhetare.

    TË LIDHURA

    Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale, fiton ndeshjen dramatike

    06/07/2025 00:05

    Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

    05/07/2025 20:37

    PSG-ja kalon në gjysmëfinale, eliminon Bayernin në një ndeshje dramatike

    05/07/2025 20:14

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.