Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Talenti kosovar i Liverpoolit ëndërron të luajë një ditë për Kosovën
    Ballina-2

    Talenti kosovar i Liverpoolit ëndërron të luajë një ditë për Kosovën

    18/07/2024 11:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Talenti nga Kosova që ka filluar të lë gjurmë jashtë vendit tonë është Orges Macastena, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Macastena ende nuk ka mbushur 16-vjeç dhe ai ka filluar të shkëlqej në SHBA në Akademinë e Liverpoolit.

     “Me futbollin jam dashuruar në moshë të re, duke luajtur me skuadrën lokale dhe duke u rritur stërvitem gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht arrita në një nivel të lartë për futbollin në Amerikë”, thotë fillimisht Macastena për Olle.

    Talenti kosovar aktivizohet në mesfushë derisa mund të luaj tre pozitat si 6,8 dhe 10.

    Ai ka qëllime të mëdha për të ardhmen, pasi dëshiron të luaj në ndonjë nga ligat më të forta evropiane dhe të luaj në Ligën e Kampionëve.

    “Qëllimi përfundimtar në futboll është të luaj në ndonjë nga ligat më të mira në Evropë dhe të luaj në

    Ligën e Kampionëve”, thotë Macastena

    Ai konsiderohet si një nga talentet më premtues në SHBA, derisa tregon se ëndrra e tij e madhe është të luaj me Kombëtaren e Kosovës.

    “Qëllimi im më i madh është të luaj për ekipin e parë të Kosovës dhe të përfaqësoj vendin tim në skenën më të madhe. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe po punoj jashtëzakonisht shumë për ta arritur këtë”.

    “Do të ishte ëndërr të dëgjoja një ditë të gjithë stadiumin e Kosovës duke bërtitur emrin tim”, thotë Macastena i emocionuar.

    Qysh tani ai përcjellët nga skautë të ndryshëm të klubeve evropiane pasi konsiderohet si nga më të mirët për moshën që ka në SHBA.

    E ardhmja duket e ndritur për Macastenën, i cili së shpejti mund të bëj hapin për tu transferuar në Evropë dhe Liverpooli është skuadra favorite për ta marrë atë duke qenë se lojtari është në Akademinë e The Reds në SHBA.

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.