Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Beshiktashi i gëzohen kthimit të Rashicës
    Ballina-2

    Te Beshiktashi i gëzohen kthimit të Rashicës

    05/11/2024 19:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi muajin e kaluar në ndeshjen që Përfaqësuesja e Kosovës  e zhvilloi ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Për shkak të problemeve muskulore, Rashica i skuadrës së Beshiktashit mungoi në katër ndeshjet e fundit kampionale. 

    Trajneri i Beshiktashit, Giovanni van Bronckhorst, të martën në konferencë për shtyp deklaroi se Rashica do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Malmos. 

    Beshiktashi dhe Malmo takohen të mërkurën nga ora 16:30 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës. 

    “Paulista dhe Rashica u stërvitën me ekipin. Të dy do të jenë në skuadër nesër, por ne nuk do ta bëjmë të ditur formacionin startues deri nesër. Ne do të luajmë ndeshjen tonë të katërt. Ishte shumë e rëndësishme që fituam kundër Lyonit jashtë shtëpisë. Ne luajmë në shtëpi, duam të fitojmë sërish”, ka thënë Van Bronckhorst. 

    Rashica në 12 ndeshje me fanellën e Beshiktashit këtë edicion ka shënuar një gol, ndërsa ka edhe pesë asistime. 

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.