Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Cluji kanë mbetur të mahnitur me Ermal Krasniqin: Ishte i mrekullueshëm, përrallor
    Ballina-1

    Te Cluji kanë mbetur të mahnitur me Ermal Krasniqin: Ishte i mrekullueshëm, përrallor

    24/01/2023 15:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi ka nisur të lërë gjurmë qysh në fillim të eksperiencës së tij rumune.

    Ylli kosovar pasi shkëlqeu me Ballkanin, me ritëm të njëjtë po vazhdon edhe në ekipin e tij të ri, CFR Cluj.

    24 vjeçari kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e skuadrës së tij të re ndaj Farul Costanta me rezultat 3:0 në kuadër të xhiros së 22-të të Ligës 1, shkruan “Gazeta Express”.

    Drejtuesit e klubit rumun kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e futbollistit ofanziv.

    Aksionari i klubit, Stefan Gadola është deklaruar i magjepsur nga futbollisti kosovar në ndeshjen e tij të parë zyrtare me ekipin e ri.

    “Krasniqi ishte përrallor. Kjo do të thotë profesionizëm, i përgëzoj ata që e sollën në ekip këtë djalosh, ata që e propozuan dhe ata që e dhanë pëlqimin”, deklaroi biznesmeni rumun për mediumin e atjeshëm “GSP.ro”.

    E futbollistin kosovar e ka lavdëruar tej mase edhe trajneri i tij i ri, Dan Petrescu.

    Trajneri rumun shpreson që ta ketë sa më gjatë në dispozicion futbollistin e krahut, shkruan “Gazeta Express”.

    “Ishte një ndeshje perfekte. Nuk e kam menduar kurrë as në ëndrrat e mia më të çmendura se mund të fitonim 3:0. Goli i parë ishte më i rëndësishmi, na dha krahë. Ishte një gol i jashtëzakonshëm nga një lojtar që nuk më befason. Krasniqin e kam dashur më së shumti. E njoh, shpresoj të mos e shesim shpejt. Nëse vjen një ofertë e madhe dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, ok, por do të doja ta stërvitja më shumë, sa më gjatë. Kishte shumë skuadra që ishin të mërzitura për humbjen e tij. Një karakter i jashtëzakonshëm, modest, i denjë”, tha Petrescu pas lojës.

    Ermal Krasniqi pritet ta ketë një karrierë të suksesshme, ndërsa shenjat e para i ka dhënë qysh tash, në fillim të eksperiencës evropiane. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.