Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Izraeli e shohin Kosovën si kundërshtar të fortë, Nachmani: Kushdo që luan keq kundër “Dardanëve” do të humbasë pikë
    Ballina-1

    Te Izraeli e shohin Kosovën si kundërshtar të fortë, Nachmani: Kushdo që luan keq kundër “Dardanëve” do të humbasë pikë

    11/10/2022 17:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova ka mësuar kundërshtarët e grupit për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.“Dardanët” do të jenë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin dhe Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.

    Kosova e fillon këtë aventurë me një transfertë me 25 mars në Izrael, por më pas do të ketë dy ndeshje në “Fadil Vokrri”, fillimisht me 28 mars ndaj Andorës, kurse më pas luan me 16 qershor ndaj Rumanisë.Gazetari pranë kombëtares së Izraelit, Liav Nachmani ka treguar reagimin që vjen nga atje për shortin dhe përballjen ndaj Kosovës.

    Ai tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Kosova është një kundërshtar i fortë dhe se kështu mendojnë të gjithë të kombëtarja e Izraelit.“Mendoj se Kosova është një kundërshtar i fortë. Kështu mendon edhe ekipi profesionist i kombëtares izraelite, këtë e them me dije të plotë. Izraeli, Rumania dhe Kosova do të luftojnë për vendin e dytë. Zvicra do të jetë në Kampionatin Evropian, kjo është e sigurt”, tha fillimisht Nachamani.

    Izraeliti më pas e vlerësoj lartë Kosovën, duke deklaruar se kusho që luan keq kundër
    “Dardanëve” do të humbasë pikë.“Kosova është një ekip i mirë. Kushdo që luan keq kundër saj do të humbasë pikë. Lojtarë si Rahmani e shumë të tjerë janë shumë cilësor. Shorti rregulloi një grup shumë të barabartë, gjithçka është e hapur“, përfundoi gazetari i njohur atje për ‘GazetaBlic Sport’.

    TË LIDHURA

    Foda thotë se ndeshjet e qershorit shërbejnë si përgatitje për ato të shtatorit

    01/06/2025 13:16

    FC Prishtina humbet dyshen Islami-Krasniqi pa përfituar asnjë cent

    01/06/2025 11:13

    Shkëlqen PSG-ja dhe shkatërron Interin, fiton Championsin për herë të parë

    31/05/2025 23:00

    Dembele do të luajë edhe për “Topin e Artë”

    31/05/2025 20:32
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.