Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Lille i gëzohen formës së mirë të Zhegrovës
    Ballina-2

    Te Lille i gëzohen formës së mirë të Zhegrovës

    09/02/2023 23:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Lillet u eliminua nga Kupa e Francës, por paraqitja e mirë e Edon Zhegrovës ndaj Lyonit, e ka gëzuar trajnerin Paulo Fonseca. Lille u eliminua në 1/8 e finales nga Lyoni të mërkurën mbrëma, ndërsa Zhegrova ishte ndër më të dalluarit në fushë.

    Ai ishte titullar dhe shënoi golin e barazimit për Lillen (2:2), që u eliminua me penallti. Zhegrova luajti deri në minutën e 76-të, ndërsa kjo ishte ndeshja e tij e dytë rresht si startues te Lille dhe që shënon gola. Sulmuesi i krahut edhe vikendin e shkuar shkëlqeu në fitoren e Lillet 3:1 në udhëtim te Rennesi në kuadër të kampionatit francez. Ai kontribuoi me një gol e dy asistime dhe ishte i pazëvendësueshëm te Lille. Dy golat e shënuar ndaj Rennesit dhe Lyonit janë të parët për Zhegrovën në të dy garat e futbollit francez, ndërsa në kampionat i ka edhe dy asistime.

    Në total ai ka 15 paraqitje për Lillen deri më tani, ku në Ligue 1 ka regjistruar 12 ndeshje. Zhegrova së fundmi ka treguar formë të mirë tek ekipi francez dhe për këtë është përgëzuar nga trajneri Fonseca. Ky i fundit, po shpreson që Zhegrova të vazhdojë me këtë ritëm deri në fund të sezonit dhe ta ndihmoj ekipin në arritjen e synimeve. Sipas tij, Zhegrova është shndërruar në një lojtar krejtësisht tjetër dhe po luan për ekipin, gjë që është shumë e rëndësishme.

    “Edoni ka qenë i sëmurë gjatë ditëve të fundit. Por unë jam i lumtur me paraqitjet e tij që i ka treguar. Mund të them se është bërë lojtar tjetër sa u përket vendimeve që i merr në fushë dhe mënyrën se si luan për ekipin”, ka pranuar Fonseca. “Ai është shndërruar në një lojtar tjetër në aspektin pozitiv. E ka kuptuar se është shumë e rëndësishme që duhet të luajë për ekipin dhe shpresoj të vazhdojë kështu”.

    Ndeshjen e radhës Lille e luan kundër Stasbourgut të dielën në kampionat, ndërsa Zhegrova pritet të jetë titullar. Forma e mirë e Zhegrovës do të jetë e rëndësishme edhe për selektorin e Kosovës, Alain Giresse, duke pasur parasysh se në fund të muajit të ardhshëm nisin kualifikimet për “Euro 2024”. “Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin I kualifikues, pjesë e të cilit janë edhe Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Rumania dhe Andorra. Ndeshjen e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve, Kosova e luan më 25 mars në udhëtim ndaj Izraelit, ndërsa tri ditë më vonë e presin Andorrën në Prishtinë. Aktualisht Lille është në pozitën e gjashtë në tabelë dhe po lufton për një vend që sezonin tjetër dërgon në garat evropiane. Pas 22 ndeshjeve të luajtura, Lille ka tubuar 38 pikë kurse tabelës i prin Paris Saint-Germaini me 54 pikë të mbledhura. 23-vjeçari iu bashkua ekipit francez në janar të vitit të shkuar nga Baseli dhe firmosi kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai ka edhe 28 paraqitje për Kosovën dhe tre gola të shënuar.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.