Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Lille paralajmërojnë largimin e Zhegrovës, përmendin mungesën e gjatë
    Ballina-1

    Te Lille paralajmërojnë largimin e Zhegrovës, përmendin mungesën e gjatë

    02/07/2025 20:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova ishte thirrur nga Lille shumë më herët për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje. Por Zhegrova u paraqit në qendrën stërvitore të Lillet “Domaine de Luchin” vetëm në fillim të kësaj jave. 

    Megjithatë, ai nuk do të qëndrojë gjatë te skuadra e Lille, pasi ka leje largimi, njësoj si Gabriel Gudmundsson. 

    Gjatë prezantimit të lojtarëve të rinj, Olivier Giroud, Arnaud Bodart dhe Marius Broholm, presidenti i Lillet, Olivier Letang, foli edhe për të ardhmen e disa lojtarëve të tjerë. Presidenti i klubit francez tha se njëri prej lojtarëve që do të largohet së shpejti është ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

    Zhegrova nuk është paraqitur për skuadrën e Lillet që nga dhjetori i vitit të kaluar. 

    “Edon Zhegrova ka edhe një vit kontratë me ne. Ai nuk ka luajtur me ne që nga 14 dhjetori. Sot është në pikëpyetje. Ai shprehu dëshirën për t’u larguar. Dhe, një vit nga fundi i kontratës së tij, nuk duket e përshtatshme, në aspektin ekonomik të futbollit francez, ta mbajmë atë”, ka thënë presidenti i Lillet, Letang, të mërkurën.

    Ai ka konfirmuar se kanë nisur punën për të gjetur një zëvendësues të Zhegrovës.

    “Ne gjithashtu duam të kemi profile të ndryshme në sulm. Me ardhjen e Mariusit, kemi katër lojtarë që mund të luajnë në krah. Nëse Edoni largohet do të na duhet një lojtar i katërt, për të cilin po punojmë qysh tash dhe me të cilin kemi vënë tashmë kontaktet”, ka shtuar udhëheqësi i klubit elitar francez. 

    “Ne kemi nevojë për lojtarë krahu të gatshëm për të bërë dallimin. Ideja është të bëjmë zgjidhje të mirë”.

    Zhegrova ka qëndruar në Kosovë gjatë javëve të fundit, ndërsa ka publikuar edhe disa video duke stërvitur. Para lëndimit të pësuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar, 26-vjeçari Zhegrova në 21 ndeshjet e zhvilluara gjatë edicionit 2024/2025 shënoi tetë gola dhe kontribuoi me dy asistime.

    Zhegrova luajti muajin e kaluar në Prishtinë në një ndeshje revyale. Ai ishte shprehur i lumtur për kthimin në fushë. Kishte lënë të kuptohet se mund të largohet gjatë kësaj vere nga Lille.

    “Ta shohim një herë, nuk mund të flas asgjë”, pati thënë shkurt Zhegrova për KOHËN më 11 qershor. 

    Për Zhegrovën interesim kanë shprehur disa skuadra evropiane. Por nuk ka raportime së fundi për ndonjë interesim konkret për lojtarin e krahut.

    Zhegrova te Lille është nga viti 2022. Më herët ishte edhe te Baseli në Zvicër dhe Genku në Belgjikë.

    TË LIDHURA

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20

    FFK reagon në UEFA ndaj referimit ofendues të Federatës së Futbollit të Spanjës ndaj Kosovës

    09/09/2025 14:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.