Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Ludogoretsi besojnë se do ta përmbysin Ballkanin sonte
    Ballina-1

    Te Ludogoretsi besojnë se do ta përmbysin Ballkanin sonte

    19/07/2023 14:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Ludogoretsit.

    Kampioni kosovar e krijoi një epërsi të kënaqshme në lojën e parë duke fituar javën e kaluar me rezultat 2:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ekipi nga Suhareka ka shkuar në Bullgari për ta ruajtur këtë kapital dhe për të ecur tutje në këtë garë prestigjioze.

    Sidoqoftë, bullgarët nuk janë dorëzuar ende, shkruan “Gazeta Express”.

    Madje, me ndihmën e tifozëve të tyre, ata synojnë ta përmbysin ekipin Portokalli dhe të shkojnë në rrethin e dytë kualifikues.

    Trajneri Ivaylo Petev është i vetëdijshëm se gjigantin bullgar e pret një punë e vështirë, por ai beson tek lojtarët e tij.

    “Ne besojmë se mund të shkojmë tutje dhe do të përpiqemi jashtëzakonisht për këtë. Ne e luajtëm një lojë mediokër atje (në Prishtinë) dhe pësuam gola. Sot ndeshja duhet të jetë ndryshe dhe duhet ta kërkojmë fitoren që nga minuta e parë. Unë besoj te lojtarët, andaj do të bëjmë gjithçka për të shkuar tutje”, deklaroi trajneri bullgar në konferencë për shtyp.

    Ndeshja mes Ludogoretsit dhe Ballkanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00. 

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.