Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Te Manchester Unitedi janë të lumtur që është larguar Ronaldo – këtë e konfirmojnë edhe shifrat në ndeshjet e zhvilluara pa të
    Ballina-1

    Te Manchester Unitedi janë të lumtur që është larguar Ronaldo – këtë e konfirmojnë edhe shifrat në ndeshjet e zhvilluara pa të

    15/02/2023 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United ka qenë më mirë pa Cristiano Ronaldon, i cili u largua nga Old Trafford përpara Kupës së Botës në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar pas intervistës së tij shpërthyese me gazetarin Piers Morgan.

    Ronaldo akuzoi Man Unitedin për tradhti, ndërsa pohoi gjithashtu se nuk e respekton trajnerin, Erik ten Hag. Man United më pas prishi kontratën e pesë herë fituesit të Topit të Artë, duke e lënë atë si lojtar të lirë.

    Ndeshja e tij e fundit me Man United erdhi më 6 nëntor të vitit të kaluar në humbjen 3-1 jashtë fushe në Aston Villa, ku Ronaldo mbajti shiritin e kapitenit dhe për 90 minutat nuk arriti të shënonte apo të asistionte.

    Ajo humbje ishte shkatërruese, ndërsa Man United ishte në vendin e pestë në Ligën Premier.

    Dhe në nivel individual, Ronaldo arriti vetëm një gol këtë sezon, ndërsa që nga largimi i tij, Djajtë e Kuq kanë marrë më së shumti pikë në kampionat.

    Të besuarit e Erik ten Hag kanë luajtur dhjetë ndeshje, duke fituar shtatë, duke barazuar dy dhe duke humbur një, duke tubuar 23 pikë. Ata gjithashtu kanë shënuar 20 gola, ndërsa kanë pranuar nëntë.

    Marcus Rashford ka kontribuar në tetë prej këtyre golave, duke mbushur boshllëkun e lënë nga CR7.

    Forma e United gjithashtu i ka ngritur ata në vendin e tretë në tabelë dhe pesë pikë prapa Arsenalit, i cili ka 51 pikë.

    Ata janë gjithashtu vetëm dy pikë prapa Manchester Cityt të vendit të dytë, që ka një lojë më pak për të zhvilluar.

    TË LIDHURA

    Trajneri konfirmon qëndrimin e Dellovës tek CSKA Sofja

    23/06/2025 22:46

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47

    Qyteti i Oviedos e nderon Cazorlan: Sheshi kryesor do të mbajë emrin e tij

    23/06/2025 20:42

    Çfarë e bën Ardon Jasharin kaq interesant për top-ekipet?

    23/06/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.