Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Të premten tërhiqet shorti për plejofin e Ligës së Kombeve
    Ballina-1

    Të premten tërhiqet shorti për plejofin e Ligës së Kombeve

    18/11/2024 17:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    UEFA ka njoftuar se shorti për plejofin e Ligës së Kombeve do të tërhiqet të premten, më 22 nëntor. Deri atëherë do të mësohet edhe vendimi final për ndeshjen me plot tensione e të ndërprerë ndaj Rumanisë në Bukuresht.

    Ndeshja në mes të Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në kohë shtesë kur rezultati ishte 0:0. 

    Ndërprerjes i priu një duel që kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e pati me sulmuesin Denis Alibec. Në përplasje u përfshinë edhe futbollistët e tjerë. Në tribuna u dëgjuan thirrjet “Serbia, Serbia” që u vlerësua e papranueshme për “Dardanët”. Rrahmani tërhoqi ekipin brenda në dhomat e zhveshjes dhe lojtarët nuk u kthyen për ta vazhduar ndeshjen. Gjyqtari kryesor, danezi Morten Krogh, doli në fushë më shumë se një orë pas ndërprerjes. Në fushë ishin edhe lojtarët rumunë dhe Krogh dha shenjë për fundin e takimit.

    Fituesja e grupit avancon në Ligën B, ndërsa përfaqësuesja e dytë, që me shumë gjasë do të jetë Kosova, luan në plejof. 

    Gjithsej do të ketë katër shorte. Shorti i dytë përcakton çiftet e plejofit të Ligës B dhe C. 
    “Shorti i dytë përcakton çiftet e plejofit të Ligës B dhe C. Katër përfaqësueset e vendit të tretë nga Liga B do ta formojnë vazon e parë, me katër nënkampionët nga grupet e Ligës C në vazon e dytë.

    Përfaqësueset nga vazoja e dytë tërhiqen fillimisht, me ekipet e vazos së parë. Ekipet e vazos së parë do të luajnë në shtëpi në ndeshjet e kthimit. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Ukraina dhe Bjellorusia nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës”, shkruan UEFA të hënën.

    Ndeshjet e pleofit të Ligës B dhe C si dhe Ligës A dhe B e po ashtu çerekfinale e Ligës A, do të zhvillohen më 20 dhe 23 mars të vitit të ardhshëm. Gjysmëfinalet e Ligës A do të zhvillohen më 4 dhe 5 qershor, ndërsa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja do të luhen më 8 qershor. Ndeshjet e plejofit të Ligës C dhe D do të zhvillohen të enjten më 26 dhe 31 mars të vitit 2026. 

    Vitin e ardhshëm Kosova nis kualifikimet për Botëror. Shorti tërhiqet në dhjetor.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.