Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Telashe për Georgina Rodriguez: Rregullat e ashpra në Arabinë Saudite nuk e lejojnë të jetojë me Ronaldon
    Futboll ndërkombëtar

    Telashe për Georgina Rodriguez: Rregullat e ashpra në Arabinë Saudite nuk e lejojnë të jetojë me Ronaldon

    05/01/2023 12:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Georgina udhëtoi me Cristiano Ronaldon drejt Arabisë Saudite dhe ishte në skenë teksa ai u prezantua te klubi i Al Nassr që do të jetë “shtëpia” e tij për dy vitet e gjysmë të ardhshme.

    Por tashmë nuk dihet nëse ajo do të mund të jetojë me Cristianon, pasi nuk e lejojnë rregullat strikte në vendin saudit.

    Sipas ligjeve në vend, nuk lejohet bashkëjetesa mes dy personave të cilët nuk janë të martuar dhe Ronaldo me modelen nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë krijuar familje së bashku dhe u gëzohen fëmijëve që kanë lindur nga lidhja e tyre.

    Një situatë e çuditshme, për të cilin mendohet se është vënë në lëvizje klubi i Al Nassr, që të zgjidhë këtë telash të pazakontë të yllit portugez dhe familjes së tij. Sipas rregullave aktuale, Georgina mund të aplikojë për një vizë turisti duke qëndruar vetëm për kohëzgjatjen e saj në Arabinë Saudite.

    Përndryshe do të duhet që ajo të kontraktohet nga vetë Al Nassr dhe të marrë një vizë veçmas, që i mundëson të jetojë ku dëshiron si “profesioniste për atë që është kontraktuar nga një kompani vendase”. Në teori, larg një lidhje jashtëmartesore siç është ajo me Ronaldon, por në këtë rast, shteti konservator pritet të mbyllë një sy.

    TË LIDHURA

    Foda për ndeshjen ndaj Komoreve: Nuk do eksperimentojmë shumë

    08/06/2025 18:52

    VIDEO | Tifozi nga Shqipëria puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

    08/06/2025 16:46

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44

    Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit tek Italia

    08/06/2025 16:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.