Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Telashe të reja në Kupën e Botës, Xhaka dhe kapitenët tjerë mund të ndëshkohen shkaku i shiritit
    Ballina-1

    Telashe të reja në Kupën e Botës, Xhaka dhe kapitenët tjerë mund të ndëshkohen shkaku i shiritit

    20/11/2022 22:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapitenët e disa ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2022” mund të ndëshkohen edhe pa nisur ndeshjet.

    Shiriti “One Love” apo “Një Dashuri” duket se nuk është i mirëpritur në turneun që nisi sot në Katar.

    vicra dëshiron që të paraqitet me këtë shirit në Kupën e Botës, për të dërguar një mesazh për dashuri universale dhe respekt të ndërsjellë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga origjina, feja, pikëpamjet politike apo orientimi seksual.

    Por, shiriti në fjalë ​​mesa duket është një “gjemb në këmbë” për FIFA-n. 

    Sipas “Blick”, FIFA ka kërcënuar me pasoja nëse kapitenët do të mbajnë shiritin me sloganin me mbishkrimin “One Love”.

    FIFA argumenton se mesazhet politike të çdo lloji janë të ndaluara. Kapiteni i Francës, Hugo Lloris, nuk do të mbajë shiritin e diskutueshëm për arsye personale.

    Por, Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV) është e mendimit se ky simbol është një shenjë tolerance dhe respekti dhe është gjithçka tjetër veçse një mesazh politik. 

    “Që tani, ne synojmë të qëndrojmë në shiritin e kapitenit”, tha zyrtari i për media Adrian Arnold për “Blick”. 

    “Korrespondon saktësisht me vlerat që ne mbrojmë brenda dhe jashtë fushës: respektin, tolerancën dhe solidaritetin”, shtoi ai.

    FIFA nuk ishte në gjendje të njoftonte pak para fillimit të Kupës së Botës se si synon të sanksionojë këtë “shkelje rregulli”. 

    Sipas mediumit zviceran është shumë e mundur që kapitenët të ndëshkohen me karton të verdhë para ndeshjes.

    Kurse, Arnold tha: “Tani presim të shohim se çfarë do të komunikojë FIFA”.

    Sipas informacioneve të “Blick”, Federata e Futbollit e Zvicrës tashmë po shqyrton skenarët e ndryshëm, duke shtuar se “Federata do të pranonte pasoja financiare në mënyrë që të ngrihej në mbrojtje të mesazhit paqësor të tolerancës. Nëse sanksionet janë më të ashpra, ndryshime mund të ketë”.

    Holanda, Uellsi, Anglia, Danimarka dhe Gjermania gjithashtu duan kapitenët e tyre të mbajnë shiritat “One Love”. 

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.