Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tenis: Kosova e mposht Irlandën, mbetet në “ligën” e njëjtë
    Ballina-2

    Tenis: Kosova e mposht Irlandën, mbetet në “ligën” e njëjtë

    14/04/2023 18:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tenistet e Kosovës e kanë shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të “Billie Jean King Cup”, Kampionatin Botërorin në nivel përfaqësuesesh.

    Të premten në Portugali, Kosova fitoi me rezultatin 2:1 ndaj përfaqësueses së Irlandës.

    Adrijana Lekaj ia dha të mbarën Kosovës, duke fituar duelin e parë. Ajo fitoi 2:1 në sete ndaj Sinead Loan. Lohan e fitoi setin e parë 6:1, por Lekaj u kthye me fitore 7:5 e 6:3.

    Në duelin e dytë, Arlinda Rushiti pësoi humbje të thellë nga Celine Simunyu. Rushiti humbi dy sete me rezultatin 6:1.

    Kështu rezultati i përgjithshëm u barazua 1:1 dhe fituesi shpallej në duelin e çifteve.

    Adriana Lekaj e Arlinda Rushiti fituan bindshëm ndaj Carragh Courtney e Celine Simunyu. Të dy setet Lekaj e Rushiti i fituan me rezultatin 6:2.

    Kosova për herë të parë ka garuar në Grupin II të Botërorit të tenisteve. Në këtë nivel është promovuar vitin e kaluar. Gjatë ngjarjes në Portugali, Kosova fitoi 3:0 ndaj Afrikës së Jugut, ndërsa u mposht me rezultat maksimal nga Lituania, Estonia dhe Gjeorgjia. Kosova më nuk ka ndeshje në fazën grupore, por ka siguruar mbetjen në Grupin II.

    “Me këtë fitore, duke u renditur në pozitën e katërt në grup, ekipi ynë siguroi qëndrimin në Grupn II në Kampionatin Botëror ‘Billie Jean King Cup’, një grup mjaft i fortë, në të cilin do të garojë edhe vitin e ardhshëm”, ka njoftuar Federata e Tenisit e Kosovës.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.