Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tenistja amerikane Rachel Stuhlmann ‘kthehet’ në një tifoze provokuese në mbështetje të ShBA-së në Botëror
    ShowSport

    Tenistja amerikane Rachel Stuhlmann ‘kthehet’ në një tifoze provokuese në mbështetje të ShBA-së në Botëror

    26/11/2022 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Infuencuesja e njohur, Rachel Stuhlmann, veshi një palë reçipeta provokuese mbrëmë (e premte) për të mbështetur Përfaqësuesen e ShBA-së teksa ata luajtën kundër Anglisë në Kampionatin Botëror në Katar.

    Tenistja do të jetë ndarë e kënaqur me përpjekjet e skuadrës së vendit të saj pasi me meritë ata arritën një rezultat 0-0 me ‘Tre Luanët’.

    Para ndeshjes, Rachel kishte veshur një palë bikini me dizajn nga flamuri amerikan, shkruan The Sun.

    Foto: Rachel Stuhlmann/Instagram

    Ajo kishte veshur edhe xhinse dhe një xhaketë teksa ka pozuar para aparatit fotografik.

    Duke publikuar imazhet provokuese në Twitter, ajo shkroi: “Unë jam një fanse e futbollit tani. Le të shkojmë ShBA”.

    Foto: Rachel Stuhlmann/Instagram

    Ajo i ka publikuar të njëjtat fotografi edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron afro 250 mijë ndjekës.

    Rachel shkroi në mbishkrimin e fotografive në Instagram: “Loja e Kampionatit Botëror, forca ShBA! Për cilin ekip bëni tifo?”.

    Pas përfundimit të ATP Finals javën e kaluar, Rachel u zbuloi fansave të saj se do të merrte kohë për të planifikuar për vitin e ardhshëm.

    Foto: Rachel Stuhlmann/Instagram

    Ajo ka shkruar: “Oh përshëndetje miq. Me përfundimin e finales së ATP-së, kjo është periudha shumë e rrallë dhe e shkurtër e vitit që sezoni i tenisit është ‘off (i ndalur)’.

    “Po e përdor këtë kohë për të punuar në një sërë projektesh të ndryshme, për të planifikuar për vitin e ardhshëm dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë”.

    Foto: Rachel Stuhlmann/Instagram

    Rachel do të shpresojë të ketë më shumë ndeshje të ShBA-së në Kampionatin Botëror, të cilat mund t’i shikojë gjatë periudhës së pushimit të saj nga tenisi.

    Përfaqësuesja e ShBA-së përballet me Iranin të martën mbrëma, duke e ditur se një fitore do t’i çojë ata në raundin e 16-të. /Telegrafi/

    Foto: Rachel Stuhlmann/Instagram

    TË LIDHURA

    Spalletti largohet me fitore nga Italia

    09/06/2025 23:42

    Shkëlqen Haaland, Norvegjia drejt kualifikimit në Botëror

    09/06/2025 23:39

    Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

    09/06/2025 22:19

    Albion Rrahmani pas het-trikut ndaj Komoreve: Krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren

    09/06/2025 21:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.